Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Milan kërkon një përforcim në sulm, gati një rikthim nga Anglia

E tashmja e Milan-it ka një dimension shumë të qartë: të luftojë për të siguruar vendin e pestë në kampionat. Një pozicionim që do t’i garantonte klubit kuqezi kualifikimin direkt në fazën me grupe të Europa League.

Për ta arritur këtë objektiv milanezët do të duhet të kalojnë Roma-n në renditje. Megjithatë, e ardhmja mund të shikojë një Milan gjithnjë e më shumë protagonist.

Sipas Watford Observer, Djalli po mendon të përforcojë sulmin me një njohje të vjetër: Gerard Deulofeu. Sulmuesi spanjoll i krahut ka qenë protagonist në kampionatin italian me fanellën kuqezi në 2017-ën, para se të kthehej te Barcelona dhe më pas të transferohej te Watford-i.

Tani, me rënien e Hornets nga kategoria, e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në Itali.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Conte nuk i mban më nervat: Mezi presin të na hedhin baltë dhe…

Delo.autor

PASUESI I MODRIC/ PEREZ do me çdo kusht “MAGJISTARIN” e Premier League

Isa.Autor

Andre Silva, çelësi i Milanit për të shkuar te sulmuesi i Monakos

Sadik.Autor

Leave a Comment