Futboll Sport

I përfundoi kontrata/ Ish- lojtari i Tiranës largohet nga Shkëndija e Tetovës

Olsi Teqja nuk do të jetë më futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Pas vetëm një sezoni, mbrojtësi shqiptar është larguar nga kuqezinjtë tetovarë pasi i përfundoi kontrata me Shkëndijën dhe kampionët e Maqedonisë vendosën të mos rinovonin me të.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Shkëndijës në faqen zyrtare. Kuqezinjtë tetovarë falenderuan Teqjan për kontributin e dhënë te Shkëndija gjatë sezonit të fundit duke e ndihmuar skuadrën të fitonte kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë.

Tashmë Teqja është një futbollist i lirë në merkato dhe gjasat janë që ish mbrojtësi i Tiranës të rikthehet në Kategorinë Superiore.

Related posts

“NUK KEMI KOHË PËR TË FESTUAR”/ Flet Pioli: Udinezen duhet ta kujtojmë për vështirësitë e sezonit të kaluar

Delo.autor

NGA DONNARUMMA TEK CALHANOGLU/ Milanin e mbajnë “peng” 7 kontrata

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia konfirmon “divorcin” me mesfushorin 27-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment