Futboll Seria A Sport

E BËJNË TË KRYER/ Media italiane: Talenti i Serisë A vjen në Milano, do të firmosë për 4 vite me Inter

Mesfushori i Breshas Sandro Tonali po shikohet akoma më tepër pranë Interit. Jo vetëm kaq, por sipas “Corriere di Brescia”, Bresha dhe Interi kanë arritur marrëveshjen për kalimin e 20-vjeçarit në Milano dhe transferimi i tij do të kushtojë 35 milionë euro dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.
tonali-1-e1577792193240
Ndërkohë, po sipas kësaj mediaje, Tonali do të mbërrijë të hënën në ambjentet e Interit për t’u prezantuar si blerja e parë e zikaltërve. Ai pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Milani, Juventusi dhe klube të tjera konkuronin për të blerë kartonin e Tonalit, por simpatia e tij për Interin duket se po vulos përfundimisht të ardhmen e tij.

Related posts

U EKZEKUTUA ME 6 PLUMBA/ Shikoni momentin e sulmit ndaj tifozit serb të Partizanit të Beogradit (VIDEO)

Delo.autor

DHURON SPEKTAKËL/ Momenti kur Mourinho merr në intervistë veten në konferencën për shtyp

F.autor

REAL MADRID NXJERR “XHEVAHIRIN” E RI/ Shikoni si japonezi Kubo turpëron portierin Navas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment