Futboll Sport

“PËRJASHTOJENI NGA FIFA”/ Blater del kundër Infantinos pas skandalit të fundit

Akuzave për abuzim me detyrën për presidentin e FIFA-s Xhani Infantino u ka shtuar zërin dhe ish-drejtuesi i futbollit botëror Sep Blater.

Pasi mediat e huaja raportuan se Infantino ishte takuar me Prokurorin Federal të Zvicrës Majkëll Lauber në vitin 2017, Blater i kërkoi hapur FIFA-s të përjashtojë Infantinon për abuzim me detyrën duke trysnuar prokurorin e lartë Lauber, i cili ka dhënë dorëheqjen pas skandalit.

“Për mua situata është e qartë, Komiteti i Etikës së FIFA-s duhet të nisë procedurat kundër zotit Infantino dhe ta përjashtojë atë”, shkruan 84-vjeçari Blater.

Infantino këmbënguli se takimi me prokurorin e lartë të Zvicrës ka shërbyer në funksion të përmirësimit të imazhit të futbollit pas skandaleve të shumta që po dalin prej vitesh.

Related posts

Igli Tare në “aksion” për të përforcuar merkaton e Lazios, zbulohen emrat dhe gati milionat

Sadik.Autor

DUAN VIDALIN/ Barcelona pas ROMËS, “saboton” edhe Interin për mesfushorin 

Isa.Autor

Cristiano Ronaldo trazon “ujërat”, Juventus del me një deklaratë zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment