Kategoria Superiore Shqipëri

Transferta në Shkodër, finalja e parë e Begejas me Teutën

Gentian Begeja në finalen e parë të mbijetesës me Teutën. Trasferta në Shkodër, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore, është prova e zjarrit për trajnerin e rikthyer në stolin e skuadrës.Pas debutimit me humbjen 3-0 ndaj Skënderbeut dhe formalizimit të eliminimit nga Kupa me rezultatin e përgjithshëm 5-0, tashmë “djemtë e detit” mund të përqendrohen maksimalisht te lufta për të qëndruar mes më të mirëve.

Në Korçë trajneri aktivizoi praktikisht lojtarët më të mirë që ka në dispozicion dhe përtej shifrave të thella, ajo ndeshje i shërbeu për të njohur sa më mirë grupin dhe për të punuar rreth elementëve që i nevojiten Teutës për të marrë rezultat pozitiv përballë një rivali direkt për mbijetesën.Bregdetarëve u mungon fitorja në kampionat prej tetë ndeshjesh, gjatë të cilave skuadra ka arritur të grumbullojë vetëm 3 pikë. Suksesi i fundit është ai i 19 Nëntorit 2017 pikërisht përballë Vllaznisë, me duelin në Niko Dovana që u vendos nga goli i Çyrbjas.

Këtë herë, triumfi nuk do të jetë i lehtë që të përsëritet në Shkodër, megjithatë Teuta e Begejas do të luajë në Loro Boriçi me synimin për të marrë rezultat pozitiv, sepse edhe një pikë mund të rezultojë jetike në llogaritë e renditjes në fund të sezonit.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Tirana: Duel shprese në Vlorë, Mema debuton kundër mentorit Daja

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Vllaznia dhe Kastrioti ndajnë pikët në “Loro Boriçi”

Delo.autor

LLULLAKU NË FORMË TË SHKËLQYER/ I shënon dhe Kluzhit në Rumani (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment