Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri i AEL Limasol: Gaboni nëse mendoni se do të kalojmë kohën duke…

Vllaznia pret AEL Limasol me shpresën që prania e shumtë e tifozëve të saj të zjarrtë në shkallaret e “Loro Boriçit” ta ndihmojë që të bëjë një tjetër mrekulli, si ajo ndaj Shiroki Briojeg. Për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe te skuadra qipriote, ku e dinë se Vllaznia merr një shtysë më shumë nga mbështetësit e saj. Megjithatë, trajneri Dushan Kerkez, sot në konferencë për shtyp është munduar ta minimizojë efektin e atmosferës që mund të krijohet.

“Ne duam të luajmë me njerëz në stadium. Unë kam besim te lojtarët e mi. Kam lojtarë të cilët kanë luajtur në kampionate të mëdha”, tha ai, duke insistuar se këta lojtarë ishin mësuar me atmosfera të tilla gjatë karrierës së tyre.

Por ai është i ndërgjegjshëm se Vllaznia është një skuadër ndaj të cilës duhet kujdes maksimal, ndonëse  kjo nuk do të thotë se AEL do të luajë në mbrojtje të rezultatit.

“Ne kemi një ndeshje të dytë ndaj një ekipi të mirë. Do të bëjmë gjithçka që të kalojmë. Kemi një apo dy probleme, por për momentin vetëm ndeshja e nesërme ka rëndësi. Gaboni nëse mendoni se do të kalojmë kohën duke u mbrojtur. Duhet të luajmë gjithmonë futboll dhe kemi planin tonë për këtë ndeshje”, tha ai

Related posts

SFIDA DERBI NDAJ MILAN NË KUPËN E ITALISË/ Conte: Duhet të jemi më të vendosur. Ibra lojtar i rëndësishëm, por…

Delo.autor

TASHMË ERDHI MOMENTI/ Emery i jep lamtumirën: Respektoj vendimin e tij

Delo.autor

Shtangu FLAMURTARIN/ SHKËMBI gjen lumturinë: Skuadra po luan ashtu siç dua

Isa.Autor

Leave a Comment