Futboll Premier League Sport

KUPA E ANGLISË/ Arsenal fiton me përmbysje, goli historik i Pulisic nuk i mjafton Chelseat

Arsenal ka fituar Kupën e Anglisë pasi ka mundur 2-1 në Wembley Chelsea-n.

Ka qenë një fitore me përmbysje për skuadrën e Arteta-s, që e ka parë veten në disavantazh pas vetëm 5 minutash lojë pas golit të shënuar nga Pulisic.

Një gol historik ky për yllin e Chelsea-t, i cili është bërë amerikani i parë që shënon në një finale të Kupës së Anglisë. Gjithashtu, ky ka qenë edhe goli i dytë më i shpejtë i shënuar në këtë kompeticion që nga 1997-ta, pas golit të shënuar nga në minutën e parë kundër Middlesbrough.

Kundërpërgjigja e Topçinjve ka ardhur në minutën e 28-të me penalltinë e transformuar nga Aubameyang, i cili ka kompletuar përmbysjen e  të tijve në minutën e 67-të.

Related posts

Zurichu i dy shqiptarëve fiton Kupën e Zvicrës

Sadik.Autor

I fashuar dhe u shpall lojtari i ndeshjes/ SHTUBINA flet për titullin kampion: Nuk duhet ta…

Isa.Autor

HIDHET SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Pëballje midis anglezëve. Tottenham ndeshet me…

F.autor

Leave a Comment