Futboll Sport

U INFEKTUA NGA KORONAVIRUSI/ Mbaron makthi Covid-19 për lojtarin e Bordeaux, ja përgjigja që merr

Samuel Kalu, lojtari i Bordeaux që u testua pozitiv me Covid-19 më 6 korrik, u kthye në stërvitje. Futbollisti nigerian, pas periudhës së izolimit dhe një kontrolli të ri, në testin e fundit doli negativ për koronavirusin dhe kështu ishte në gjendje të rifillojë stërvitjen.

22-vjeçari u kthye në fushë pas pesë muajsh. Në fakt ishte një kohë e gjatë në Nigeri, në pamundësi për të lënë vendin për shkak të mbylljes së kufijve.

Kur u kthye në Francë rezultoi menjëherë pozitiv dhe përfundoi në izolim të vetmuar në shtëpi. Tani makthi ka mbaruar dhe futbollisti i ri është rikthyer më në fund në fushë.

Related posts

Mbrojtësi i AC Milan Cristian Zapata dhe Juan Cuadrado do të jenë pjesë e 23 lojtarëve kolumbianë RUSI 2018

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Arsenal-Tottenham. Rezultati 2-1

Delo.autor

“NË MËNGJES I THANË SE KISHTE KANCER, NË MBRËMJE…”/ Historia e veçantë e arbitrit të ndeshjes Kosovë-Spanjë

Delo.autor

Leave a Comment