Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA KËRKON ME ÇDO KUSHT KUPËN/ Shikoni prej sa vitesh nuk kanë fituar bardheblutë dopietë trofesh

Tirana ka lënë pas festimet për titullin e 25-të zyrtar dhe tashmë fokusi është te ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë. Përballja me Teutën është caktuar të zhvillohet ditën e sotme, me start nga ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Ky takim do të ketë një rëndësi të veçantë për skuadrën kryeqytetase, teksa do të tentojë që të sigurojë trofeun e dytë në sezon, për të realizuar dopietën e munguar që nga sezoni 1998-1999.

Këtë vit, përballë në finalen e Kupës do të jenë dy skuadra që kremtojnë 100-vjetorin e themelimit të tyre. Për bardheblutë, pritet që kontingjenti i lojtarëve të jetë i plotë në dispozicion të trajnerit Emanuel Egbo.

Related posts

Atalanta-Torino, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Arsenali nuk ndalet shënon golin e dytë ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Refuzoi të drejtonte Partizanin në derbi, Sormani njoftoi drejtuesit me…e-mail

Delo.autor

Leave a Comment