Futboll La Liga Sport

NJË VEPRIM KONTRAVERS/ Bale tallet keq me Real Madridin, pak orë para super sfidës në Champions (VIDEO)

Sipas disa imazheve, që ka publikuar programi “La Sexta” i “El Chiringuito de Jugones”, Gareth Bale është “kapur mat”, duke luajtur golf, në të njëjtën kohë që Zinedine Zidane duhet të jetë duke bërë analizën përkatëse para sfidës vendimtare, që Real Madridi do ta luajë sonte në “Etihad”, ndaj Manchester City.

Dje, në konferencë për shtyp, trajneri francez e bëri të qartë se “Bale ka preferuar të mos luajë në këtë ndeshje”, ndaj edhe nuk është grumbulluar fare, ndërsa pas mesditës së sotme, pak orë para se të bardhët të tentojnë përmbysjen ndaj të besuarve të Guardiolës (e kanë humbur 2-1 ndeshjen e parë të këtij raundi, në “Bernabeu”), futbollisti uellsian është parë duke praktikuar golf-in, sportin e tij të preferuar në kohën e lirë. Një tjetër veprim kontravers i Bale, pikërisht kur pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës janë të përqendruar për të luajtur fatin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Related posts

“SI NDALET “JASHTËTOKËSORI”?” Ylli i Atletico Madrid jep përgjigjen befasuese

Delo.autor

Verstappen i kënaqur me podiumin në Kanada, prenoton fitoren në Francë

Sadik.Autor

JUVENTUS-SPAL/ Pjanic mposht “Gardianin” e Kombëtares me një rraket (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment