Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E DY MBROJTËSVE/ Barcelona nxjerr në shitje kampionin e botës…

Drejtuesit e Barcelonës, këtë verë duhet të marrin një vendim në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit francez Samuel Umtiti. I rikthyer së fundi nga një dëmtim, 25-vjeçari nuk po gjen më hapësira si dikur, duke qëndruar në stol. Situatë e cila nuk po i pëlqen kampionit të botës.

Në kohën që Umtiti ka qenë i dëmtuar te skuadra “blaugrana” ka shpërthyer i riu Clement Lenglet, 23 vjeç edhe ky francez. Kështu, Barcelona ka në dispozicion dy lojtarë të rinj dhe të talentuar, por në fund vetëm njëri prej tyre do të qëndrojë.

Për pasojë, sipas mediave spanjolle, klubi katalanas duhet të marrë një vendim verën e ardhshme se cili prej tyre do të luajë titullar dhe cili do të largohet. Një situatë e sikletshme për kampionët e Spanjës, që duket se do të nxjerrin në shitje Umtiti, për t’i dhënë besim Lenglet.

Related posts

OFERTA PËR JOHN TERRY/ Sarri tregon se a do të kthehet te Chelsi si lojtar apo si…

Isa.Autor

Andres Iniesta: Të ardhmen time e vendos brenda 30 prillit

Q.Autor

PA PUTHJE DHE PA DASHURI/ COVID-19 tërbon “gjelat”, izolimi bëhet i vështirë për francezët

Delo.autor

Leave a Comment