Futboll La Liga Sport

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ Inter mund të ëndërrojë, “Pleshti” ndjek shembullin e babait

Pas lajmit se babai i Messi-t ka blerë një shtëpi në Milano, ka ardhur një tjetër që ka ndezur ëndrrat e tifozëve të Inter-it.

Sipas SportMediaste, Leo Messi duket se do të ndjekë gjurmët e babait dhe do të bëjë një investim në një nga zona më prestigjioze të kryeqendrës lombarde.

Siç është thënë më parë, gjithçka do të varet nga dëshira e Leos: kontrata me Barcelona-n skadon në vitin 2021, por nëse argjentinasi do të vendosë të mos e rinovojë, Suning dhe Inter janë gati të vihen në lëvizje.

Kolosi kinez ka mbështetjen e disa sponsorëve të rëndësishëm që do të ishin të gatshëm të jepnin kontributin e tyre për të realizimin e operacionit të bujshëm.

Deri tani, Leo nuk ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, sepse ka qenë i përqendruar te lufta për La Liga-n kundër Real-it dhe tani te Champions League.

Pas humbjes së kampionatit, mbetet Europa dhe shumë mund të varet nga ecuria e katalanasve në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Related posts

HYSAJ NGJIT HIERARKITË/ Si i rifitoi zemrën Sarri-t

F.autor

NIS OPERACIONI FSHESA NË VERË/ Real Madrid nxjerr 17 lojtarë me valixhe në duar, ja emrat

Delo.autor

LARGIMI MES LOTËSH I ROBERTO MORENOS/ Tekniku Enrique nuk e do si ndihmës, ja lista me trajnerët e Spanjës

Delo.autor

Leave a Comment