Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus shkarkon trajnerin Sarri. Ja 3 kandidatët për ta zëvendësuar

Vetëm gjsymë ore pasi e nxori si lajm “Gazetta dello Sport”, Juventusi e ka bërë zyrtare. Maurizio Sarri është shkarkuar nga posti që mbante, duke paguar kësisoji zhgënjimin në Ligën e Kampionëve, eliminimin që në 1/8 finale ndaj Lyon-it. Klubi bardhezi ka bërë fakt të kryer shkarkimin e trajnerit me një njoftim të shkurtër:

“Klubi i Futbollit të Juventusit njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i tij, si trajner i ekipit të parë. Klubi do të donte ta falënderonte trajnerin, që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulmin e një udhëtimi personal, që e bëri atë të ngjitej në të gjitha divizionet e futbollit italian”.

Ndërkohë, mediat italiane kanë lakuar tri kandidatura të mundshme për ta zëvendësuar atë në stolin bardhezi. Simone Inzaghi, trajneri i Lazio, Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit dhe Roberto Mancini, kryepankina e kombëtares së Italisë, pëlqehen nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, por për të mbërritur tek ato ka pengesa, sepse janë nën kontratë.

Related posts

Shqipëria në KRYE të Europës për bastet në Azi, ndërsa Korça shpallet “kryeqyteti”

Q.Autor

“TËRBOHET SIMEONE”/ Felipe Luis nuk mjafton, Villareali ndal Atleticon e Madridit

Isa.Autor

PREKËSE/ AMANETI I PAZAKONTË i tifozit të ndjerë: Në vend të luleve, sillni golat e…

Isa.Autor

Leave a Comment