Futboll Shqipëri Sport

COVID-19/ Ankth te “banda e shqiptarëve”, konfirmohet një rast pozitiv me koronavirus

Te Lokomotiva e Zagrebit i ka kapluar ankthi të gjithë, kjo për shkak se së fundmi është konfirmuar një rast pozitiv me Koronavirus.

Pas kthimit në skuadër, lojtarët i janë nënshtruar testeve dhe aty është zbuluar një rast pozitiv. Emri i futbollistit nuk është bërë i ditur, teksa ai është izoluar menjëherë, në mënyrë që të shmangë kontaktet me të tjerë për të mos rrezikuar ta transmetojë te të tjerët.

Kujtojmë se te Lokomotiva e Zagrebit luajnë disa lojtarë shqiptarë, si Mersinaj, Çokaj, Tuci dhe së fundmi iu bashkua edhe Sherif Kallaku, aty ky siç kanë treguar edhe vetë lojtarët të gjithë i quajnë “banda e shqiptarëve”.

Related posts

REALI NIS PLANET E MERKATOS SË VERËS/ “I shkel syrin” yllit të Mançester Sitit

Delo.autor

MOTO GP/ Honda divorcon me Pedrosa, synon dyshen e ëndrrave Marquez-Lorenzo

Sadik.Autor

Presidenti i Argjentinës : Messi duhet të luajë më rrallë për Barcelonën

Q.Autor

Leave a Comment