Champions League Futboll Sport

FLIK PËRGATIT KURTHIN PËR MESIN/ Trajneri i Bajernit ka gati recetën e suksesit ndaj Barçës

Bajerni i Mynihut nisi dje zyrtarisht për gatitjet për ndeshjen ndaj Barcelonës. Teksa të dielën skuadra gjermane zbarkoi në Lagos, vetëm dje arriti të zbriste në fushën e blertë. Trajneri Hansi Flik u dha një ditë pushim lojtarëve pas ndeshjes së dytë ndaj Çelsit për t’u përqendruar dhe ambientuar me hotelin dhe klimën në Gadishullin Iberik.
Ndërkohë që në stërvitjen e parë është punuar më shumë me anën taktike që do të përdoret kundër skuadrës katalanase. Flik i ka idetë e qarta se si do të rreshtohet të premten. Dihet që problemi më i madh për të dhe gjermanët është Lionel Mesi. “Bild” tregon se si trajneri 55-vjeçar pritet të neutralizojë “Pleshtin” dhe skuadrën katalanase.
barcelona
PRESING I LARTË- Një skuadër si Barcelona është mësuar të luajë me presing të lartë. Kjo në fakt ka vite që ndodh. Edhe pse për hir të së vërtetës nuk është skuadra e njëjtë me atë që jemi mësuar të shohim në këto 10 vitet e fundit. Në krahun tjetër, bavarezët janë rikthyer të luajnë njësoj si në kohën e Guardiolës. Me një mbrojtje që rreshtohet 25 metra larg portës së saj dhe me mesfushën që është në gjysmëfushën e gjysmëfushës së kundërshtarit. Kjo do t’i lejojë skuadrës gjermane të “bukosë” lëvizjet e Mesit në mesfushë duke mos i lënë atij shumë hapësirë lëvizjeje. Ideja është që ai të mos markohet nga një lojtar i vetëm, por nga disa.
alaba myler
MYLER – Tomas Myler pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Mesfushori gjerman do të ketë një detyrë të vështirë. Të gjejë hapësira në zonën e kundërshtarit dhe të shqetësojë argjentinasin në mesfushë. Një taktikë kjo që përdoret shpesh nga Flik në ndeshje të veçanta. Dhe kush më mirë mund ta bëjë këtë gjë se Tomas Myler. Ky i fundit ka luajtur edhe më parë kundër numrit 10 të Barcelonës në Champions ashtu si dhe në finalen e Kupës së Botës në “Brazil 2014”.

MBROJTA – Një skuadër që nuk është më e pathyeshme. Barça ka vuajtur shumë në prapavijë dhe Flik e di mirë këtë gjë. Arma e tij më e fortë për momentin është pa dyshim Levandovski. Polaku është gati të lërë shenjë edhe në portën e Ter Shtegenit të premten në mbrëmje. Por jo vetëm ai, shpejtësia e Gnabrisë dhe forca e Ivan Perisiç priten të jenë vendimtare për të ndëshkuar skuadrën spanjolle, e cila vuajti jo pak në prapavijë edhe në ndeshjen e fundit me Napolin në “Camp Nou”. Gjithçka flet në favorin e kampionëve të Gjermanisë që kanë mundësinë e artë për të mundur katalanasit pa sforco, edhe pse të gjithë e dinë që kur luan kundër Mesit, nuk mund të flesh asnjëherë i qetë.

Related posts

10 penalltitë e humbura, që rezultuan fatale për skuadrat përkatëse (VIDEO)

Q.Autor

10 futbollistët me goditjen më të fortë, Ronaldo shumë larg në klasifikim

Q.Autor

“KËMBËT E ARTA” TË SHAQIRIT/ 50 % e golave të Zvicrës kalojnë nga… futbollisti shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment