Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Federata merr vendimin: Kush shkel rregullat anti-Covid përjashtohet përgjithnjë

Federata Britanike e Atletikës ka vendosur të organizojë më datat 4-5 shtator, në Manchester, garat e Kampionatit Kombëtar. Joanna Coates, shefja e ekzekutivit të Federatës, tha se ky event do të zhvillohet në masa ekstreme sigurie, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Madje ajo u ka bërë apel të gjithë sportistëve pjesëmarrës që të zbatojnë rregullat e vendosura, në të kundërt masat do të jenë ekstreme, deri në përjsahtime. “Do të jenë masa shumë strikte që duhen zbatuar nga të gjithë. Nëse sportistët i shkelin ato, dënimet do të jenë ekstreme”, tha Coates.

“Janë të shumtë sportistët që do të vijnë, ndaj për ne shëndeti i tyre është parësor. Unë pres që ata të respektojnë distancimin social”, tha Coates, që konfirmoi se nuk do të zhvillohet asnjë test te sportistët, stafi apo vullnetarët e këtij turneu.

Related posts

FOTO E TRUPIT TË EMILIANO SALA?! Policia nis kërkimin se kush e ka hedhur në rrjetet sociale

F.autor

NDESHJA BARCELONA-LIVERPOOL/ Gjysmëfinalja e dytë Champions, do të jetë arbitri i famshëm holandez…

Delo.autor

Zbulohet PAKTI SEKRET te Barça, Rakitic refuzon PSG-në

Isa.Autor

Leave a Comment