Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU VENDOS TRAJNERIN E RI/ Ja kush është zëvendësuesi i Dajës te korçarët

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Skënderbeut. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se të hënën Ahmataj do të bëj prezantimin para skuadrës.

Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ku janë lakuar së fundmi emra si Bledi Shkëmbi, Mirel Josa, Bledar Devolli dhe Orges Shehi, presidenti i Skënderbeut ka vendosur që t’i besojë stolin teknikut elbasanas, i cili më parë ka drejtuar Tiranën, Teutën, Luftëtarin, Kamzën, Besën dhe Burrelin.

Ahmataj pason në stolin korçar Ilir Dajën, i cili mori drejtimin e Partizanit. Aktualisht drejtuesit e klubit po mundohen të kompletojnë grupin me disa afrime pas largimeve të shumta. Strategjia është e qartë: Skënderbeu do të bazohet tek të rinjtë, me synimin për t’i afirmuar në Superiore dhe më pas t’i shesë në klubet e tjera.

Klubi është në pritje të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës, por nuk ka asnjë datë të sigurtë se kur mund të ketë një konkluzion.

Related posts

MPOSHTEN NGA ROMA/ Funten në krizë rezultatesh, “Kuqezinjve” nuk iu bën punë as…Pioli

Delo.autor

E KRITIKUAN TË GJITHË/ Trajneri italian premton të lërë CIGAREN, por me një kusht

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS SË PARË SEZONALE/ Valverde: Messin e ruajmë për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment