Futboll Kombëtarja

FOTO/ Miqësorja e 26 marsit, norvegjezët vijnë në Shqipëri për të parë se ku do luajnë

Një delegacion i Federatës Norvegjeze të Futbollit ka vizituar ditët e fundit ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.

Vizita e zyrtarëve norvegjezë ka ardhur për shkak të miqësores që do zhvillohet në datën 26 mars mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.

Një vizitë kjo për të parë gjendjen e stadiumit në Elbasan dhe se në çfarë kushtesh do pritet Kombëtarja e tyre në Shqipëri.

Image

Por norvegjezët nuk i kanë shpëtuar mikpritjes së stafit të stadiumit me në krye Xhevdet Muzhaqi, i cili është edhe drejtori i stadiumit.

Ata e kanë pranuar me kënaqësi një ftesë për të pirë një kafe dhe një gotë raki ashtu siç e do zakoni në vendin tonë.

Image

Përfaqësuesit norvegjezë duket se e kanë vlerësuar shumë mikpritjen nga drejtuesit e stadiumit dhe kanë dalë shumë të kënaqur nga vizita e tyre në Elbasan.

Related posts

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E YLLIT FRANCEZ/ Agjenti Raiola: Pogba s’do ta refuzonte kthimin në Juventus!

Delo.autor

NUK PO SHKËLQEJNË KËTË SEZON/ Ja sa pikë i duhen Juventusit për të “blinduar” zonën Champions…

Delo.autor

ELEMINIMI NGA EVROPA/ Skënder Gega: Më vjen keq për djersën e djemve, nuk morëm atë që meritonim

F.autor

Leave a Comment