Futboll Të tjera

VIDEO/ Futbollisti pastron hundët me kartëmonedha, e kritikon ministri

Një futbollist rus postoi në internet një video ku shihet se si shfryn hundët me një kartëmonedhë prej 5000 rublash (86 dollarë).

“Mund t’ia jap këtë kartëmonedhë njerëzve që kanë shumë nevojë për të, por nuk do e bëj këtë sepse kam qurra”, dëgjohet të thotë Stanislav Manayev përpara se të vazhdojë pastrimin e hundëve.

19-vjeçari e fshiu më pas videon e postuar në Instagram, por klipi qarkulloi nëpër forume dhe tashmë mund të shihet në Youtube.

Për këtë ngjarje reagoi edhe ministri rus i Sporteve.

“Nuk ka dyshim që videoja tregon nivelin e ulët kulturor të këtij futbollisti. Jam i sigurtë që do t’i shërbejë si mësim”, deklaroi Pavel Kolobkov.

Related posts

MILAN-NAPOLI/ Pioli merr lajmin e keq, lojtari largohet nga grumbullimi

Delo.autor

Guardiola e bën Mourinhon të dorëzohet para tij, ja reagimi i portugezit

Q.Autor

Klubet e Superiores “shterpë”, Hamdi Salihi: Në kampionat tjetër nuk del kampion me 1 gol

Delo.autor

Leave a Comment