Futboll La Liga Sport

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Ramos pranon, Reali bën gati 70 milionë euro për yllin e Serisë A…

Inter dhe Real Madrid mund të realizojnë shumë shpejt një operacion tjetër në merkato.

Nëse në muajt e kaluar dy klubet kanë arritur marrëveshjen për transferimin te zikaltrit të Achraf Hakimi, sipas Don Balon, shumë shpejt Milan Skriniar mund të ndjekë rrugën e kundërt.

Mbrojtësi sllovak, gjithmonë sipas portalit spanjoll, duket se është zgjedhur si pasardhës i Sergio Ramos, me këtë të fundit që ka dhënë miratimin e tij.

Edhe verën e kaluar, para se të zgjidhte Eder Miliato, Real Madrid është interesuar për Skriniar, me Inter-in që ka kërkuar 100 milionë euro në këmbim. Tani, situata ka ndryshuar.

Ish-lojtari i Sampdoria-s ka humbur vendin si titullar te skuadra e Antonio Conte-s, që në ndeshjet e fundit e ka lënë në stol, duke preferuar Godin para tij.

Kjo ka bërë që çmimi i sllovakut të bjerë. Skriniar, në fakt, mund të shitet  edhe për një shifër mes 60 dhe 70 milionë euro.

Do të jetë vendimtare dëshira e lojtarit.  Dhe një tjetër qëndrim në stol në gjysmëfinalen e Europa League kundër Shakhtar mund ta shtyjë Skriniar që të mendojë për një të ardhme larg Milanos.

Related posts

FSHF ME NJOFTIM ZYRTARE/ Shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Delo.autor

“KJO ËSHTË NDESHJA E KARRIERËS TIME”/ Trajneri Martini: Lojtarët mezi e presin këtë sfidë, presioni bie mbi…

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË PORTIERI/ PSG gati 15 milion euro për “gardianin” Navas, ja sa kërkon Perez

Delo.autor

Leave a Comment