Futboll Seria A Sport

JUVENTUS PLANIFIKON REVOLUCION NGA “THEMELET”/ CR7 përgatit arratisjen “e pasur”

E ardhmja e Cristiano  Ronaldo-s duket se është në dyshim.

Titulli i fituar në Serinë A  duket se nuk është i mjaftueshëm për portugezin, i cili po mendon seriozisht për t’i thënë lamtumirë Juventus-it.

Nëse zërat për një kalim të mundshëm te Paris Saint-Germain vazhdojnë, në mendjen e lojtarit mund të jetë një pistë tjetër më pak prestigjioze… por shumë e pasur.

Me kalimin e Pirlo-s në drejtim të skuadrës, Juventus po mendon të bëjë një revolucion në ekip që mund të përfshijë edhe CR7. Një nga arsyet kryesore duket se është rroga e lartë e portugezit.

Klubi duket se po bën disa vlerësime, ashtu si lojtari. Nga sa mësohet, në Katar do të ishin të gatshëm të bënin çmenduri për të pasur CR7.

Sheikët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të. Shumë do të varet edhe nga dëshira e 5 herë fituesit të Topit të Artë për të provuar të fitojë përsëri diçka të rëndësishme.

Do të shohim…

Related posts

MBROJTJA E BAVAREZËVE KAPET E PAPËRGATITUR/ Miranchuk rihap sfidën ndaj Kampionëve të Europës (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ San Antonio mposht Miami, Indiana përmbys Denver në fund

Delo.autor

FORMULA 1/ Zbulohet kalendari i garave për vitin 2021, dy pista të reja dhe rekord me 23 pista

Delo.autor

Leave a Comment