Futboll Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Atletico eliminohet nga Champions, Leipzig shkruan historinë!

Leipzigu ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Atletico Madridit në çerekfinalen e Champions League. Ekipi gjerman shkruajti një faqe të re të historisë, pasi për herë të parë prek gjysmëfinalet e këtij kompeticione.

Zhgënjejnë totalisht spanjollët e Simeone që nuk arrijnë të mposhtin një kundërshtar më inferior se ata. Leipzigu i Nagelsmann arriti të ishte më i saktë se djemtë e Simeones. Pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe nuk dhuroi shumë emocione.

Pjesa e dytë nisi me gol, pasi gjermanët shënuan me anë të Olmos në minutën e 54′. Një aksion fantastik që u konkretizua me gol nga spanjolli. Spanjollët arritën të barazonin me anë të Joao Felixit. Portugezi fitoi një penallti që e ktheu vetë në gol për 1-1.

Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim ishte Adams që gjeti rrjetën në minutën e 88′. Gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtja kundërshtare dhe përfundoi në rrjetë për 2-1. Një fitore e madhe që çon Leipzigun në gjysmëfinale për herë të parë në histori.

Related posts

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Barcelona-Nastic. Rezultati 3-1

Delo.autor

MILIARDAT KUNDËR EKSPERIENCËS/ PSG-Bayern Munich, finalja Champions mes dy botëve të ndryshme

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Castles: Mbappe te Real Madrid? Atëherë, paguajeni edhe ju aq sa kërkon

Delo.autor

Leave a Comment