Futboll Sport

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Përballje titanësh në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 21:00, kryendeshja që do të përmbyllë edhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bajernit. Një përballje titanësh, mes 2 skuadrave ndër më të fortat në Europë.

Bavarezët e Flik, vijnë në këtë takim, si favorit në letër, duke u nisur nga forma e shkëlqyer që ishin duke kaluar kohët e fundit. Ndërkohë nga ana tjetër, pas dështimit në kampionat, të besuarit e Setien, do të tentojnë të tregojnë dhëmbët në Champions, të udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Mesi. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë, lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

FORMACIONET ZYRTARE:

BARCELONA: Ter Shtegen, Alaba, Lenglet, Piker, Semedo, Buskets, De Jong, Serxhio Roberto, Vidal, Mesi Suarez. Trajner: Kike Setien.

BAJERN MYNIH: Nojer, Alaba, Boateng, Dejvis, Kimish, Alkantara, Gorecka, Gnabri, Perisiç, Myler, Levandovski. Trajner: Hans Flik.

Related posts

Botërori i Rusisë, kreu i FIFA-s takon Putinin dhe jep lajmin e madh

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Robertson, Firmino ndëshkon me kokë Inter (VIDEO)

Delo.autor

KAMPION I BOTËS NË 2006/ Cannavaro realizon arritjen e madhe për Krishtlindje, Luca Toni “e akuzon”

Delo.autor

Leave a Comment