Boks Sport

U SHPALL KAMPION BOTE/ Florian Marku reagon në rrjete sociale: Jam kënaqur në Shqipëri. Mezi pres të…

Boksieri Florian Marku ka reaguar në rrjete sociale pas reagimeve të shumta që mori nga fitorja ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Pas plot 10 raundesh, Marku i ka rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Me anë të një video të publikuar në rrjete sociale, Marku thotë: “Përshëndetje të gjithëve, ju flaenderoj nga zemra për përkrahjen, si në rrjete sociale, si në rrugë që më ndalojnë makina e njerëz dhe më urojnë për fitoren. Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri. Pas fitores ka qenë dicka e pabesueshme. Ky është vetëm fillimi. Mezi pres të kthehem në Angli dhe të vazhdoj me përgatitjet dhe të sjell në Shqipëri akoma më shumë tituj.”

Kujtojmë se Marku dhe Prodani u përplasën ashpër në momentin e peshimit dhe të ceremonisë së fotos zyrtare, por vetëm ndërhyrja e “body-guard”-ëve shmangu nisjen e ndeshjes para kohe.

Megjithatë në ring Florian Marku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit dhe ia doli të fitojë titullin kampion bote, e njëkohësisht të konfirmohet si i pamposhtur në boksin profesionist, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar një tjetër.

Related posts

Portogali- Spanjë/ Nuk ndalen luzitanët shënojnë edhe golin e tretë ndaj iberikve

Sadik.Autor

LEON DAJAKU REALIZON ËNDRRËN/ Sulmuesi shqiptar debuton në triumfin e Bayern në kampionat

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Nga statistikat negative tek “Wembley” plot, Shqipëria pa asnjë fitore dhe asnjë gol në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment