Futboll I pakategorizuar Sport

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Roy Makaay: Bavarezët favoritë, ja lojtari më i mirë

Ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Roi Makai, është i bindur. Bavarezët kalojnë në gjysmëfinale. Në një intervistë për “Sky”, holandezi tregoi edhe arsyet pse kjo do të ndodhë.

Është ky lloj formati në Champions avantazh apo disavantazh për Bajernin?

Nuk mund ta them me siguri se cila është skuadra më e favorizuar nga ky format. Por ajo që mund të them është se ndeshjet me eliminim direkt janë shumë interesante se ato me dy takime. Për mendimin tim, të dyja skuadrat janë të avantazhuara, pasi nuk do të ndeshen dy herë me njëratjetrën.

Cilat janë gjërat që vendosin në ndeshje të tilla?

Mendoj se për skuadrën e Bajernit është e rëndësishme të luajë siç ka bërë në muajt e fundit. Edhe pse përballë do të ketë një ekip si Barcelona që ka lojtarë fantastikë. Por në fund, është forma fizike dhe psikologjike ajo që do të bëjë diferencën. Dhe në këtë moment, Bajerni është dukshëm më i avantazhuar në këtë drejtim.

Mesi apo Levandovski?

Mendoj se Mesi është për momentin lojtari më i mirë në planet. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por edhe sezoni i Levandovskit ka qenë fantastik. Në ndeshjen e Barcelonës ndaj Napolit pamë se si Lionel mori për dore skuadrën edhe kur ajo po vuante në fushën e lojës. Lojtarë të tillë janë të frikshëm pasi mund ta zgjidhin ndeshjen të vetëm.

Do të mjaftojë Mesi?

Barça nuk ka vetëm Lionel Mesin. Aty luajnë Suarez, Vidal, Rakitiç dhe Grizman. Nuk mund të themi se është vetëm Mesi. Ashtu si nuk mund të themi se Bajerni është vetëm Levandovski. Gjermanët pikën e tyre më të fortë kanë pikërisht skuadrën dhe ndaj them se ata janë favoritë për të shkuar në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

LEGJENDA SPANJOLLE/ ​Casillas: El Clasicot e vitit 2011 ishin luftë politike mes Spanjës dhe Katalonjës

Isa.Autor

Skënderbeu, sfida e vetme drejt titullit mbetet përqëndrimi

Sadik.Autor

LIVE/ Manchester United-Cardiff, Mendez-Laing dyfishon shifrat për miqtë

Delo.autor

Leave a Comment