Futboll La Liga Sport

I SHKATËRRUAR PLOTËSISHT/ FOTO e Messit bën xhiron e botës, pas poshtërimit gjerman

Barcelona pësoi humbjen më poshtëruese në historinë e saj në Europë dhe Leo Messi doli edhe një herë tjetër jashtë Ligës së Kampionëve në mënyrën më të keqe.

Argjentinase përjetoi një makth të paparë në Lisbonë, që në pjesën e parë, kur Bayern Münich shënoi 4 gola në 30 minuta, gjë që e thelloi me 4 gola të tjerë në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, një foto e kapitenit të Barcelonës u bë “virale” në mbarë botën. Aty fokusohet Messi në dhomën e zhveshjes, i shkatërruar plotësisht.

Në derën e dhomës së zhveshjes shfaqet Ter Stegen, gjithashtu i shokuar nga disfata e jashtëzakonshme. 8 golat e pësuar do t’i mbeten gjatë në kujtesë, si një makth dhe dramë historike.

Related posts

“Mos i luani Gatuzon dhe Mirabelin”, letër e gjatë e tifozerisë së Milanit!

Isa.Autor

ZYRTARE/ Spikati prej shumë sezonesh në Premier, Nasri tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Delo.autor

PASIMPTOMA DHE TANI TË SHËRUAR/ Pesë futbollistë të Barcelonës të prekur nga Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment