Futboll Ligue 1 Sport

KUALIFIKIMI I LYON NË GJYSMËFINALE/ Mbappe thumbon kritikët: Liga e fermerëve

Lioni ia doli të eliminojë Mançester Sitin në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, duke kaluar në gjysmëfinale, ndonëse francezët nuk konsideroheshin aspak favoritë.

Tashmë për herë të parë në histori, në gjysmëfinalen e Champions-it, do të jenë dy ekipe franceze. Shpesh here, kampionati francez shihet si një kampionat pa rivalitet dhe i dobët. Madje në shumë raste është quajtur edhe si “liga e fermerëve”.

Pikërisht duke u nisur nga kjo dhe nga suksesi i Lionit, ylli i PSG-së, Kilian Mbape ka thumbuar kritikët. Në profilin e tij zyrtar, pas kualifikimit të Lionit sulmuesi shkruan: “Liga e fermerëve”, duke e shoqëruar me duartrokitje për Lionin.

Related posts

Lojtarët e Man Unitedit besojnë se Mourinho është vetëm një humbje larg shkarkimit

Isa.Autor

PROTAGONIST NË “RUSI 2018″/ Portieri i Meksikës i vetëofrohet Napolit…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ARGJENTINA/ Maradona ka përjashtuar Claudia-n dhe vajzat nga testamenti

Delo.autor

Leave a Comment