Futboll Premier League Sport

“LEWANDOWSKI DUHET TË MOS E LËRË ME KAQ”/ Legjenda Ferdinand: Sulmuesi e meriton “Topin e Artë”

Rio Ferdinand u shpreh se ylli i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, duhet të jetë shumë i revoltuar për anulimin e “Topit të Artë”. Polaku ishte lojtari favorit për ta fituar këtë titull, nisur nga paraqitja fantastike që ka bërë në këtë sezon me kampionët e Gjermanisë. Me 53 gola të shënuar ai ndihmoi bavarezët të fitonin Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Kujtojmë se “Topi i Artë” u anulua nga “France football” këtë vit për shkak të pandemisë.

“Leva duhet të mos e lërë me kaq këtë çështje”, tha Ferdinand. “Të isha në vendin e tij, do të bëja një peticion për të rikthyer ceremoninë siç ishte e planifikuar. Përveç vitit kur fitoi Modriç, në të gjitha rastet e tjera Mesi dhe Ronaldo kanë dominuar. Por Leva ka bërë një sezon fantastik duke shkuar në një nivel tjetër. Mendoj se “Topi i Artë” për të në këtë sezon është më se i merituar.

Nuk mund ta besoj që ceremonia u anulua, është një vendim mizor. Ai është ende në garë për të fituar Championsin me gjermanët dhe kjo mjafton për të mbyllur këtë diskutim”, tha ish-lojtari i Mançester Junajtid. Anglezi sugjeroi edhe një metodë për ta bërë këtë gjë.

“Mund të organizohet një ceremoni jo shumë e madhe dhe të shpallet fituesi. Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë. Mendoj se edhe vetë lojtarët janë dakord që kjo gjë të ndodhë, për ata është një nder që ndodhen në listën e më të mirëve”, përfundoi Rio.

Related posts

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ MILANIT/ Allegri: Fitore e rëndësishme, tani presim një…

Delo.autor

KANË GJAK SHQIPTARI! Ja shuma që ofron donacioni Xhaka-Shaqiri për të prekurit nga tërmeti tragjik

Delo.autor

SUPERLIGA/ Sfida interesante, spikat me duelin Shkëmbi-Shehi, Kukësi synon kreun

Isa.Autor

Leave a Comment