Bundesliga Futboll Sport

“BARCELONA NA KA DHURUAR FUTBOLL TË BUKUR, MË VJEN KEQ PËR…”/ Ish-lojtari gjerman: E pabesueshme çfarë bëri Bayern

Ish-lojtari i Bajernit dhe kombëtares gjermane, Lotar Mateus, e komentoi kështu fitoren e thellë të bavarezëve ndaj katalanasve.

mateus

“Çfarë ndeshjeje! E pabesueshme. Një fitore e madhe e gjermanëve, të cilët treguan se janë favoritë absolutë për të fituar Champions-in në këtë sezon. Nuk e mendoja kurrë që do të bënin një performancë të tillë ndaj një kundërshtari si Barcelona”, tha Mateus për “Sky”.

Ndërkohë, Lotar tha se ndiente keqardhje për skuadrën spanjolle, e cila mund t’ia kishte kursyer vetes një turpërim të tillë. “Mund të bënin më shumë. Një skuadër si Barça nuk mund të dorëzohet aq lehtë.

Më vjen shumë keq për ta, pasi na kanë dhuruar një futboll të bukur në vitet e fundit. Nuk e di si do të shkojnë punët aty pas një humbjeje që me siguri nuk do të harrohet lehtë nga tifozët katalanas”.

Related posts

KËRKOHET ME NGULM NGA GJIGANTI SPANJOLL/ Mesfushori Wijnaldum vendos të ardhmen, shtang trajnerin Klopp

Delo.autor

DORTMUNDI FITOI KUPËN E GJERMANISË/ Real Madrid shpreson për titullin e Liverpool për Championsin

Delo.autor

NË “VALLE” PËR MBIJETESË/ Tirana “e re” ende nuk vrapon, tjetër ndalesë në Kamzë

Isa.Autor

Leave a Comment