Futboll Seria A Sport

“ËSHTË MË SHUMË SE NJË ËNDËRR”/ Presidenti Zhang vendos veton: Dua Messin tek Interi!

Ish-drejtori i Interit, Massimiliano Mirabelli, ka folur në lidhje me mundësinë e transferimit të Lionel Messit te skuadra zikaltër. Ai kujton se afrimi i argjentinasit është më shumë se një ëndërr për pronarin e klubit Steven Zhang.

“Kur isha tek Interi, presidenti Zhang foli në lidhje me merkaton dhe tha: ‘Dua Messin’. Ne u detyruam t’i shpjegojmë se nuk ishte e mundur për shkak të Fair Play-t financiar.

“Mund të siguroj se Messi është më shumë se një ëndërr për Interin. Ai ka vetëm 1 vit në kontratë dhe Barca nuk dëshiron që ta humbasë falas verën e ardhshme. Katalanasit do të marrin vendime të forta, por ata nuk do të donin ta humbisnin falas”, – tha ai.

Related posts

AS MESSI AS RONALDO/ Mbreti i golit në 2018 është nga Ekuadori

F.autor

(FOTO) Inter-Bologna, njihuni me formacionet zyrtare

Q.Autor

GOL DHE ASIST/ Ernest Muçi i pandalshëm me fanellën e Trabzonspor

F.autor

Leave a Comment