Futboll Seria A Sport

LAJMËRON LARGIMIN NGA “TË KALTËRIT”/ Ylli i Atalantas: Cikli im këtu ka mbaruar

Ndeshja e Champions League kundër PSG-së, duket se ka qenë e fundit për futbollistin e Atalanta-s, Hans Hateboer.

Këtë e ka konfirmuar vetë holandezi për Voetbal International:

“Jam 26 vjeç dhe për një futbollist kohëzgjatja e karrierës është e limituar, tani është një moment i mirë për të hedhur hapin tjetër”.

“Tek Atalanta kemi arritur rezultate të jashtëzakonshëm në këto tre vite, por besoj se është e vështirë të përmirësohemi akoma”.

“Karriera e një futbollisti është e shkurtër dhe unë kam dëshirë të provoj një eksperiencë të re: cikli im te Bergamo ka mbaruar”.

“Zgjedhja ime është personale, dua një eksperiencë të re dhe të zbuloj mundësi të re. Ky është një moment i mirë për një eksperiencë të re”, ka përfunduar Hateboer.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Barcelona-Atlecio Madrid, të dy ekipet në “luftë” për finalen

Delo.autor

SKANDAL NË “EURO” U-21/ Sapo përfundoi ndeshja, mbrojtësit rumun i dhunojnë të dashurën

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sjellin suksese në skuadër, tek Tirana është një çështje… portierësh

Delo.autor

Leave a Comment