Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ LU-LA dërgojnë Interin në finale, Shakhtari shumë i brishtë

Interi është në finalen e Europa Leagues! Ekipi zikaltër mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Shakhtar Donetskun. Një ndeshje që nuk nisi mirë për të besuarit e Contes që vuajtën goxha në 45 minutat e para.

Ukrainasit kishin më shumë topin në zotërim, por pavarësisht kësaj goli i vetëm u shënua nga ekipi i Interit. Lautaro Martinez dërgoi topin në rrjetë për 1-0 pas një pasimi të Barrelas. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por “shpërthimi” i zikaltërve erdhi në pjesën e dytë.

Ata nuk ndalën hovin e tyre dhe gjetën dhe 4 gola të tjerë. D’Ambrosio shënoi në të 64′ pas një pasimi të Brozovic me kokë për 2-0. Më pas kishte vend dhe për golin e dytë të Lautaros që shënoi mjaft bukur me një goditje nga jashtë zone dhe me dy gola të tjerë nga Lukaku. Belgu shënoi me “dhunë”. Interi do të diskutojë trofeun kundër Sevilles.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Roma gjen sulmuesin e së ardhmes, firmos deri në… (FOTO)

Delo.autor

“LUKAKU ËSHTË I SHKËLQYESHËM”/ Flet Eden Hazard: Trajneri Conte dhe Sarri kanë një gjë të përbashkët…

Delo.autor

FRANCEZI NDRYSHON STRATEGJINË/ Zidane harron të bëjë zëvendësime, “shpik” një formulë të re tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment