Futboll Seria A Sport

“IBRAHIMOVIC ËSHTË NJË PROFESIONIST I MADH”/ Pioli: Milan nuk ka nevojë për shumë blerje të reja

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thotë se Zlatan Ibrahimoviç është një pikë referimi dhe se kuqezinjtë nuk kanë nevojë për shumë blerje të reja. Pioli ndihmoi Milanin ta mbyllte Serinë A në vendin e 6-të dhe është konfirmuar deri në vitin 2022.

ibrahimovic

“Zlatan është një profesionist i madh. Ai i mëson të rinjtë, është një pikë referimi për shokët skuadrës”, tha Pioli për sponsorin e kuqezinjve, “Skrill”. Më pas trajneri foli me superlativa edhe për portierin Donaruma. “Donaruma është shumë i talentuar dhe e mban shiritin e kapitenit me shumë personalitet. Ai është një nga portierët më të mirë në botë”. Pioli beson se Milanit nuk i duhen shumë afrime. “Milani nuk ka nevojë për shumë blerje të reja, ne thjesht duhet të përforcohemi në pozicionet e duhura.

Jam i sigurtë që klubi do gjejë zgjidhjet më të mira. Së bashku do bëjmë më të mirën për ta përforcuar Milanin”, përfundoi Pioli.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Reali i pakënaqur me Zidane, francezi tërboi ekipin për Marcelon dhe Isco

Delo.autor

E FUNDIT/ Pirlo do argjentinasin, Juventus takon agjentin dhe nis bisedimet! Prapaskenat

Delo.autor

Formacionet e ndeshjes: Shakhtar Donetsk – Roma

Q.Autor

Leave a Comment