Futboll Premier League Sport

MERR LAJMIN E KEQ/ Rio Ferdinand nuk përmbahet, gjykatësit nuk e falin

Lajme të këqija për ish-futbollistin e kombëtares angleze dhe Manchester United, Rion Ferdinand.

Ish-mbrojtësi, siç ka bërë të ditur BBC, ka parë t’i hiqet patenta për plot gjashtë muaj për shkak të shpejtësisë së lartë. Vetë ish-futbollisti e ka pranuar shkeljen.

Ish-ylli i Manchester United, i cili punon tani si analist sportiv, është kapur në drejtim të Mercedes-it të tij me një shpejtësi më të lartë nga sa lejohej.

Gjykatësit e Gjykatës së Crawley e kanë shpallu fajtor për episodin e korrikut të kaluar. Ferdinand është dënuar të pagojë edhe një gjobë prej 822 sterlinash përveç heqjes së patentës për gjashtë muaj.

Related posts

SHIFRAT/ Ronaldo, më i mirë se Haaland në 2023

F.autor

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Milan lëshon “tentakulat” tek klubi i Premier…

Delo.autor

NEYMAR TEK REAL MADRID/ “Don Balon” takim sekret me Florentino Perez, ja sinjalet e para

Delo.autor

Leave a Comment