Futboll Shqipëri Sport

GOL FANTASTIK/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në kompeticionin Europian (VIDEO)

Talenti shqiptar Bernard Karrica, ishte protagonist mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e Europës, me fanellën e Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi 19-vjeçar, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 16-të, teksa me një lëvizje mjeshtërore, e ngriti topin sipër portierit të Benfikës U-19, duke kaluar në avantazh skuadrën kroate.

Pavarësisht golit të Karricës, Dinamo, nuk arriti të ruante epërsinë, duke u mposhtur nga portugezët, të cilët arritën të shënonin 3 herë në portën e kroatëve.

Për sa i përket sulmuesit shqiptar, vlen të theksohet se Karrica, është pjesë e Kombëtareve të moshave, teksa bëhet fjalë për një djalosh me një të ardhme tepër premtuese.

Related posts

PASI U BË KAMPION I PADISKUTUESHËM/ Khabib tërhiqet nga UFC me 29 fitore e asnjë humbje

Delo.autor

FIFA ZBULON LISTËN/ Veteranë, por dhe emra të rinj. Ja tre finalistët për çmimin e “Portierit më të mirë”…

Delo.autor

DRAMATIKE/ IVAN RAKITIC dërgon Kroacinë në çerekfinale, Danimarka eleminohet nga penalltitë

Isa.Autor

Leave a Comment