Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Busquets rrezikon stolin, Koeman dëshiron tek Barcelona yllin e Ajax…

Ronald Kuman do të ketë pushtet të plotë dhe do të marrë të gjitha vendimet të cilat janë të nevojshme dhe që i mendon si të duhurat për të ardhmen e Barcelonës. Do të “priten” shumë koka “gjelash” dhe i pari duket se do të jetë mesfushori Serxho Buskets. Shkatërruesi i Barcelonës prej shumë vitesh ka zënë vendin përpara mbrojtjes, por me trajnerin e ri këtë vend mund ta marrë Frenki de Jong.

ronald kuman

Holandezi i transferuar një vit më parë te Barcelona nuk është përshtatur ashtu siç duhet, ndoshta edhe për faktin se ka luajtur jashtë rolit të tij. Me trajnerin e ri mund të jetë ai “regjisori” i skuadrës dhe Buskets do të qëndrojë në stol.

Fiksimi për holandezët nuk do të ndalet këtu, sepse Kuman dëshiron një tjetër mesfushor te Barcelona. Bëhet fjalë për talentin e Ajaksit, Doni Van de Bek. Ky i fundit është përfolur shpesh për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit, por mund të përfundojë te Barcelona. Ai mund të jetë blerja e parë e Kumanit në këtë merkato.

Related posts

ARSENALI DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin Kosielny me kokë (VIDEO)

Delo.autor

ANGLIA NË KULMIN E SAJ/ Synon Ligën e Kombeve. Trajneri Southgate shpall listën

F.autor

ZBULON NJË TË VËRTETË MBI YLLIN MBAPPE/ Trajneri Emery: Kur isha tek PSG…

Delo.autor

Leave a Comment