Futboll Seria A Sport

“TË GJITHË SHPRESOJMË QË…”/ Pronari Zhang mesazh Interit nga Kina: Të premten na bëj përsëri të lumtur

Do të jetë finalja e parë europiane e Interit, që nga epoka e “tripletës”, 10 vite më parë. Do të jetë një mundësi për të pasuruar vitrinën zikaltër me trofeun e parë të epokës “Suning”. Nga Kina, pronari i “Suning Tesco” dhe i Interit, Zhang Jindong, nuk e fshehu entuziasmin e tij: “Të gjithë shpresojmë që Interi të na bëjë përsëri të lumtur, duke fituar finalen e “Europa League”. Shpresojmë të jemi në gjendje të festojmë së bashku trofeun e parë, që kur “Suning” e bleu ekipin”.

Sikurse dihet, Interi nuk ka luajtur një finale europiane që prej “tripletës” historike, të fituar me Mourinho trajner, në vitin 2010. Do të ishte trofeu i parë i menaxhimit të “Suning”, i cili e bleu klubin zikaltër në qershor 2016.

Related posts

2.7 MILIARDË EURO BORXHE/ Vetëm Chelsea dhe Liverpool “OK”, ja humbjet e klubeve që tentuan të formonin Super Ligën

Delo.autor

PLANIFIKON REVOLUCION TË FUQISHËM/ PEREZ buxhet 500 milionë euro për të kryer 3 blerje të mëdha

Delo.autor

5 KARTONË TË KUQ NË “NIKO DOVANA”/ Teuta mposht Kampionët e Superiores dhe i zhyt në krizë

Delo.autor

Leave a Comment