Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ A po negocion Barcelona me Neymar dhe Lautaro? E zbulon Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për shumë gjëra në klubin që drejton, i cili ndodhet në një krizë të madhe, pas humbjes poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munich në Champions. Mes të tjerash, ai është ndalur edhe tek aspekti ekonomik, por dhe mundësia e blerjes së Neymar e Lautaro Martinez.

PROBLEMET EKONOMIKE – “Barça ka para për të blerë lojtarë. Problemi është fatura e pagave, sepse kemi kufij të bazuar në të ardhurat. Prandaj, është e nevojshme të ulet pagat në mënyrë që të marrim lojtarë të rinj”.

NEYMAR DHE LAUTARO – “Është e pamundur të shkosh dhe të marrësh një lojtar, kur klubi në të cilin luan nuk dëshiron ta shesë atë. Verën e kaluar u përpoqëm me Neymar. Tani, me situatën e pandemisë, PSG nuk dëshiron ta shesë atë. Për Lautaro kemi biseduar me Interin para se të rifillonte La Liga, pastaj i ndërpremë negociatat, sepse garat e ndryshme ishin në fokus. Interi do të luajë finalen e “Europa League”, pastaj do të shohim nevojat e trajnerit të ri”.

COVID-19 – “Koronavirusi na kushtoi 200 milionë euro sezonin e kaluar dhe do të na marrë edhe 320 milionë të tjerë në edicionin e ardhshëm. Ne kishim pritur të mblidhnim 1.12 miliardë euro të ardhura, por jemi te rreth 800 milionë”.

Related posts

Nën mbikqyrje pas arrestimit, por McGregor largohet nga Irlanda për pushime

Sadik.Autor

NUK STËRVITET PREJ 15 DITËSH ME TIRANËN/ Ja çfarë do të ndodhë me Uinful Kobina

Delo.autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Super Rakitic zhbllokon sfidën ndaj Krasnodar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment