Futboll Shqipëri Sport

DY GOLA NË 8 MINUTA/ Roshi zgjidhet njeriu i ndeshjes! Ja statistikat fantastike të shqiptarit

Odise Roshi ishte fantastik në fitoren që Akmat Grozni arriti 3-1 ndaj Volgogradit. Mesfushori i kombëtares u fut në lojë në minutën e 35-të për të shënuar dy gola.

Pas këtij takimi Roshi është shpallur lojtari i ndeshjes. Roshi u vlerësua me notën 8.9, nga “SofaScore” pas dopietës së tij. Mesfushori goditi 8 herë drejt portës, ku 4 prej tyre përfunduan në kuadrat. Saktësia e pasimeve të Roshit në këtë ndeshje ishte 81%, teksa bëri 36 prekje topi. Në 2 driblime që tentoi, një ishte me sukses dhe bëri edhe 3 pasime kyçe.

statistikat e roshit

Related posts

I përfundon kontrata/ Mesfushori shqiptar bën “lëmsh” ekipet italiane për shërbimet e tij

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Sfida starton në orën 20:45, por UEFA anulon dy gola me VAR në ndeshjen Andorra-Shqipëri

F.autor

‘’AS NUK ULESHA DOT’’/ Legjenda “Zikaltër” tregon betejën e tij me koronavirusin

Delo.autor

Leave a Comment