Futboll Ligue 1 Sport

“DO TË LARGOHEM”/ Klubi i Serisë A kontakton menaxherin e yllit të PSG-së

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, ka thënë se finalja e Champions League do të jetë ndeshja e tij e fundit me klubin francez.

Sipas zërave të merkatos, mbrojtësi veteran kërkohet në Premier League nga Everton dhe Tottenham.

Braziliani ka thënë për RMC: “Nuk dua të flas për të ardhmen time, sepse nuk do të na ndihmojë, por unë dua që ne ta festojmë bashkë ndeshjen e fundit me një trofe”.

“E kam thënë edhe më parë se dua ta mbyll karrierën time këtu në Europë”.

“Vendimi është marë, tani jam më i qetë. Do ta mbyll karrierën me një klub tjetër, por zemra ime do të jetë gjithmonë këtu”.

Ndërkohë, nga Spanja kanë bërë të ditur se edhe Lazio është e interesuar për ish-yllin e Milan-it dhe se drejtuesit bardhekaltër kanë kontaktuar menaxherin e brazilianit.

Related posts

“MANAJ ME PERSONALITET…”/ Sylvinho në prag të Letonisë: Të bëjmë kujdes, kanë ekip të organizuar

F.autor

LAJM I MIRË/ Formula 1 hap dyert për tifozët, në Mugello 3 mijë bileta në shitje

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Salah tërbon kundërshtarin dhe barazon për Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment