Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Lyon-Bayern Munich. Rezultati 0-3

Sot në orë 21:00 do zbulohet skuadra e fundit finaliste që do presë në finalen e Championsit PSG-në. Bajern Mynihu dhe Lioni do përplasen mes tyre për një vend në finalen e shumëpritur.

Janë zbuluar formacionet, dhe të dy trajnerët kanë zgjedhur lojtarët më në formë për këtë sfidë. Trajneri i Lionit, Garsia ka vendosur ti besojë sërish Kornetit që bëri një paraqitje mjaft të mirë kundër Mançester Sitit. Gjithashtu për ekipin francez do ta nisë nga fillimi edhe Memfis Depai. Nuk mungon as njeriu i momentit tek Lioni, Aurar që do e nisë nga fillimi takimin.

Në krahun tjetër trajneri i Bajern Mynihut, Flik nuk ka bërë ndryshime dhe në fushë do jenë të njëjtët lojtarë që turpëruan Barcelonën 8-2. Sulmi do përbëhet nga Levandovski që do mbështet nga Myler, Gnabri dhe Perisiç.

 

LIVE/ Lyon – Bayern Munich 0-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 88/ Bayern Munich thellon shifrat me golin e shënuar nga Robert Lewandowski.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 33/ Bayern Munich dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Serge Gnabry.

MINUTA 18/ Bayern Munich kalon në avantazh me golin e shënuar nga Serge Gnabry.

MINUTA 1/ Starton sfida

Related posts

NUK NDALET ME FITORET/ Një gol për kreun nga Januzaj, Sociedad po jeton ëndrrën në La Liga

Delo.autor

ANALIZON SITUATËN E LOS BLANCOS/ Seedorf: Favorit këtë vit në Champions, ja kush ishte shaku i krizës…

Delo.autor

MIQËSORE/ Tirana me Egnatia ndahen në paqë në “Selman Stermasi”

Delo.autor

Leave a Comment