Futboll Kategoria Superiore Sport

KUALIFIKIMI MADHËSHTOR I TIRANËS/ Presidenti Halili: Tifozët do të jenë në Rinas për të na pritur, ja kujt ia dedikojmë…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, rrëfeu emocionet menjëherë pas triumfit në Gjeorgji ndaj Dinamo Tbilis. Në prononcimin ekskluziv për “Panorama Sport” ai u shpreh:

“Kjo nuk ka qenë parandjenjë, por edhe besim te Zoti, siç thotë edhe Egboja. Te Zoti të gjithë besojmë. Besimi ka qenë i jashtëzakonshëm edhe te skuadra, tek grupi që shikoj. Edhe pse kanë ardhur lojtarë të rinj, janë të bashkuar si të jenë një. Grupi, serioziteti, besimi, të gjitha bashkë, si dhe mbështetja financiare që i dhamë ne. Kishin një lloj përfitimi. Jam i emocionuar. Fitore shumë e madhe.

Arritje për klubin tonë. Po i shtojmë klubit nga një trofe, kalim turni. Këtë kualifikim ia dedikoj të gjithë tifozëve që na kanë mbështetur. Kam besim që tifozat edhe sot do të jenë në Rinas. Është ndeshja e parë që bëjmë për këtë 100 vjetor të dytë. I thashë që do të shënoni emrin në histori dhe kjo ndodhi. Do flas për Zvezdën mbasi të arrijmë në Tiranë”, u shpreh Halili.

Related posts

KORONAVIRUSI/ La Liga, një telefonatë larg… mbylljes!

Delo.autor

FITUAN ME TOTTENHAMIN/ PERSIC ka një mesazh befasues për lojtarët e INTERIT

Isa.Autor

REZULTATET NË KOHË REALE/ Shënon Luftëtari dhe Flamurtari, Vllaznia shpreson te mbijetesa

Sadik.Autor

Leave a Comment