Eredivisie Futboll Sport

Në duart e Raiolas, djali i legjendës Kluivert ka kërkesa të çmendura për rinovimin

Ajax shpreson se mund të zgjasë kontratën me fëmijën e mrekullueshëm Justin Kluivert, por ata janë gjendur në këtë periudhë përpara një serie kërkesash surprizuese nga lojtari siç bëjnë të ditur mediat holandeze.

Djaloshi është shfaqur si një nga lojtarët më të mirë të Europës në këtë sezon dhe në këtë mënyrë ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve më elitar të Europës. Por, te Ajax-i janë të vetëdijshëm se në duart e tyre kanë një pasuri të madhe, ndaj duan që ta “lidhin” Kluivert-in me një kontratë të gjatë, edhe pse lojtari dhe agjenti i tij kanë bërë një numër të madh kërkesash që duhet të përfshihen në kontratën e re.

19-vjeçari mësohet se ka kërkuar pagesën 1.5 milionë euro neto në vit, një rritje e madhe në krahasim me atë që fiton në ekipin aktual. Kluivert mësohet se ka kërkuar një ulje me 20% të tarifës së tij të transferimit, por edhe 20% të kartonit që duhet ta marrë agjenti i tij Mino Raiola.

Raiola është i njohur për të bërë realitet marrëveshje të vështira për klientët e tij, duke iu dhënë lojtarëve pagesa luksoze. Holandezi i lindur në Itali ka fituar epitetin e “super agjentit” për faktin se ai ka nën administrim emra si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Balotelli.

Manchester United është përfshirë në listën e klubeve që janë interesuar për sulmues, ku edhe vetë trajneri Jose Mourinho është një admirues i djalit të Patrick Kluivert.

Mourinho e ka parë në fushë për herë të fundit Kluivert-in në ndeshjen e finale të Europa League që u luajt një vit më parë në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, ku “Djajtë e Kuq” arritën që të fitonin trofeun.

Ndërsa vetë Kluivert ka zbuluar diçka nga e ardhmja e tij, duke thënë: “Ai më tha se do të ishte kënaqësi që të më shihte sërish pas një kohe të gjatë, sepse ai më ka njohur mua që kur kam qenë një fëmijë. Dhe më tha se është e rëndësishme që të më shihte duke bërë mirë”.

Related posts

MERKATO/ Milan, Andre Silva përfundon në ‘radarin’ e skuadrës angleze

Q.Autor

“DO PADIS ‘LA REPUBBLICA’ PËR LAJM TË RREM”/ Konte: Kam projekt 3-vjeçar me Interin

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Modric, Vinicius ndëshkon Shakhtarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment