Futboll Kategoria Superiore Sport

KUALIFIKIMI I “BARDHEBLUVE”/ Presidenti Duka: Tirana krenaria jonë! Ogur i mirë në këtë periudhë të vështirë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar skuadrën e Tiranës për kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas triumfit 0-2 në Gjeorgji ndaj Dinamos së Tbilisit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”,Duka u shpreh i lumtur për kualifikimin e kampionëve të Shqipërisë, kreu i qeverisë së futbollit e ka cilësuar një ogur të mirë këtë sukses në këtë periudhë të vështirë.

POSTIMI I DUKËS:

“Jam shuuuumë i lumtur për kualifikimin e KF Tiranës! Ky është një lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për Tironsit. Është një ogur i mirë në këtë periudhë të vështirë, mbushur vetëm me lajme të këqija dhe të frikshme që i kanë ndodhur Shqipërisë dhe gjithë botës. Tërmeti fillimisht dhe pastaj pandemia prej COVID-19, ka qenë një situatë e vështirë për futbollin. Pasi nuk na ndihmoi askush. Dhe madje, na braktisën…
Sot, Tirana është krenaria jonë. Një pikë referimi në këtë moment të trishtuar dhe aspak frymëzues.Ky është një rezultat që duhet festuar.
E meritojnë shqiptarët dhe Tironsit.
Kjo është magjia që sjell vetëm futbolli!”, – shkruan Presidenti Duka.

Related posts

Coutinho në grevë, kërkon kalimin tek Barcelona

Q.Autor

NUK NDALET ME AFRIMET NË MERKATO/ Pejiç drejton manovrën, Kukësi hedh sytë nga Italia për trajner

Delo.autor

Veterani i City, tallet me Guardiola: “Çfarë do ai, balet si në Spanjë dhe Itali?

Q.Autor

Leave a Comment