Futboll Sport

Çuditë e Arsenal-PSG/ Ozil firmos kartonin e verdhë, monedha zëvendësohet me një kartë krediti

Arsenal ka fituar bindshëm 5-1 ndeshjen e International Champions Cup, që është luajtur në “National Stadium” të Singaporit.

Një nga protagonistët e ndeshjes ka qenë Mesut Ozil, i cili ka shënuar golin e parë të “Topçinjve”. Por mesfushorit gjerman ka qenë protagonist edhe në dy momente të tjera të çuditshme të ndeshjes.

Në fillim, teksa skuadrat ndodheshin në tunel, ai i ka dhënë një autograf arbitrit të takimit. Ozil, në fakt, siç mund të shihet në videon e mëposhtme, ka firmosur atë që duket të jetë kartoni i verdhë i gjyqtarit.

Çudia ka vazhduar pas futjes në fushë të ekipeve. Në momentin e përzgjedhjes së fushës ose topit, në vend të monedhës tradicionale, është përdorur një kartë krediti.

 

 

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 5-1

Delo.autor

FLAMURTARI-KUKËSI/ Trajneri Duro synon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Futboll dhe ndihma, lojtarët e kombëtares surprizojnë fëmijët në Fushë-Krujë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment