Champions League Futboll Sport

KLAUZOLA “IBRAHIMOVIÇ”/ Shikoni sa fitojnë lojtarët nëse PSG-ja triumfon në finale

PSG-ja ka arritur finalen e parë të Ligës së Kampioneve në histori dhe në Paris, nga skuadra te tifozët, të gjithë ëndërrojnë edhe trofeun përballë Bajernit të Mynihut.

Gjithsesi, nuk janë vetëm ultrasit ata që ëndërrojnë, por edhe futbollistët, pasi në rast suksesi i pret një shpërblim stratosferik: 1 milion euro për secilin. Por nëse kjo gjë ndodh, atëherë të gjithë lojtarët e PSG-së duhet të falënderojnë… Zlatan Ibrahimoviçin.

Po, pikërisht kështu, sepse në sezonin 2013- 2014, ishte një kërkesë e suedezit ndaj presidentit Naser Al-Khelaifi për vendosjen e kësaj klauzole në çdo kontratë të lojtarëve parisienë dhe me sa duket ajo ka mbetur ende pjesë e tyre.

Prandaj, përveç 500 mijë eurove që tashmë Mbape me shokë i kanë futur në xhepa, si rrjedhojë e fitores së kampionatit dhe dopiosuksesit në Kupë, fitorja ndaj Bajernit, të dielën, do t’i sillte edhe 500 mijë të tjera. Madje, edhe Champions-i 2014 luhej gjithashtu në Lisbonë.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kukësi, Kërcënon ekipi i Shkëmbit. Rrocën e ndal vetëm shtylla

Delo.autor

Tani është zyrtare, ja klubi që ngjitet në Kategorinë e Parë

Sadik.Autor

U LARGUA PARA FINALES SË MBIJETESËS/ Ish-trajner Sampaio: Pritej rënia, na goditi bllokimi i… merkatos

Delo.autor