Eredivisie Futboll Sport

“DO TË VRAS PO TË PASHË NË…”/ Futbollisti i Ajax kapet keq me kundërshtarin. Shikoni momentin e tensionit (VIDEO)

Përballja midis Ajaksit dhe Venlos për javën e 33-të të kampionatit holandez të futbollit prodhoi dhe një moment aspak të këndshëm për sytë e tifozëve.

Mesfushori i Venlos, Zinedine Masha u përplas me mbrojtësin anësorë të Ajaksit, Rensh teksa debati i fortë ndërmjet tyre po bën xhiron e rrjetit. Masha ju drejtua anësorit me fjalët “Nëse të shoh në rrugë, të vras!”, fjalë këto që kanë bërë bujë për mesazhin që përcjellin tek shikuesit.

Por nuk mungoi as përgjigja nga ana e mbrojtësit Rensh, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shpreh me fjalët “Më bëri të qesh. Fitova duelin e parë dhe pas kësaj donte të më dëmtonte. Ai duhet të vijë në lagjen time dhe do ta shohë”.

Debati ka bërë xhiron e botës për vetë gjuhën e ashpër të urrejtjes ndërmjet dy futbollistëve.

Related posts

SKOCIA PUBLIKON LISTËN/ Vjen me dy mungesa në Shqipëri

Isa.Autor

LIVE/ Danimarkë-Australi. Luhet për fitore, kualifikimi dhe “shpresa” në mes

Sadik.Autor

FITORJA E THELLË NDAJ ATON VILLAS/ Guardiola: Aguero? Ai është një legjendë!

Delo.autor

Leave a Comment