Futboll La Liga Sport

“HISTORIA NUK I MBAN MEND HUMBËSIT”/ Konte para finales: Nuk e di nëse kjo do jetë ndeshja e fundit me Interin…

“Besojeni ose jo, këtë finale dua ta fitoj me çdo kusht jo më shumë për veten, sesa për Interin dhe tifozët tanë. Kanë 10 vite që nuk luajnë një finale të kësaj rëndësie, por akoma më shumë, kanë 10 vite që këtu nuk fitohet asgjë. Prandaj, unë dua që sivjet ta ndryshojmë të gjithë së bashku historinë, e cila nuk mban mend humbësin e finales, por vetëm fituesin e saj”.

Më shumë sesa një konferencë për shtyp, u duk sikur Antonio Konte po u fliste lojtarëve të tij, përpara finales së sotme ndaj Sevijes, e cila vjen pas 3744 ditësh mungesë. Trajneri i Interit shpenzoi fjalë të forta, por në të njëjtën kohë mban pezull edhe se cila mund të jetë e ardhmja e tij në Milano: “Nuk e di nëse kjo do të jetë ndeshja ime e fundit me Interin. Me kalimin e viteve kam mësuar se duhet jetuar momenti dhe për mua, e ardhmja quhet vetëm Sevija.

Asgjë tjetër përveç kësaj. Për të nesërmen do të mendojmë më pas, por dua ta jetoj me çdo qelizë timen këtë finale dhe dua që në fund të saj të dal pa pengje, – vazhdon Konte, i cili lidhur me rivalin dhe se si fitohet kjo ndeshje, thekson. – Sevija, ndoshta ka më shumë eksperiencë se ne dhe kjo i bën pak më favoritë.

kONTE

Por ne kemi entuziazmin që të mos e lëmë këtë tren të largohet. Duam të hapim një kapitull të ri historie dhe duam ta bëjmë si një skuadër e madhe, agresive dhe cinike. E kam thënë që ditën e parë që erdha tek Interi: nëse ndiejmë se kemi vetëm 1 për qind mundësi për të fituar diçka sivjet, kjo do të na mjaftojë që të fitojmë diçka të rëndësishme dhe madhështore, siç është edhe Liga e Europës”, deklaroi Konte.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Atleti Smajlaj para garës: Problem me gjumin, por ndjek rekord për finalen

Delo.autor

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Ylli Mbappe ndëshkon Barcelonën me një gol “MAGJIK” (VIDEO)

Delo.autor

Shqiptari shënon super gol ndaj Barcelonës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment