Futboll La Liga Sport

VERË E “NXEHTË” PËR BARCELONËN/ Koeman i vë syrin futbollistit të Manchester City

Vera do të jetë e “nxehtë” për Barcelonën. Pas eleminimit në Champions League nga Bayern Munich (2-8), blaugranët kanë larguar nga skuadra trajnerin, Quique Setien dhe drejtorin teknik, Eric Abidal si dhe kanë zyrtarizuar Ronald Koeman në krye të stolit katalanas.

Mirëpo ky është vetëm fillimi, pasi trajneri holandez ka përpiluar një listë me emrat e lojtarëve që do të largohen nga skuadra. Një listë në të cilën është edhe emri i Jordi Alba-s.

Në rast largimi të mbrojtësit të majtë, në klub që nga viti 2012, katalanasit duhet të gjejnë zëvendësuesin e tij. Dhe saktësisht, sipas informacioneve të “Sky Sports” ,  drejtuesit janë duke ndjekur me vëmendje Angelino-n, i huazuar te Leipzig këtë sezon (18 paraqitje në të gjitha garat) dhe së fundmi i kthyer te Manchester City.

Sipas mediave britanike, “Qytetarët” mund ta lejojnë 23 vjeçarin të largohet në rast se vjen një ofertë prej të paktën 30 milionë eurosh. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë klubi i Barçës…

ImageImage

Related posts

FITORJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Portieri Navas dhe rekordi i çuditshëm i arritur falë “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

OFERTA E UNITED/ Skriniar dhe shuma rekord që do të bindë Inter-in

Isa.Autor

“FUTBOLLISTI MË I MIRË…”/ Luiz Ejlli shfaqet me Armando Brojën para ndeshjes së Kombëtares

F.autor

Leave a Comment