Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Po festonte triumfin në Europa League, futbollistit të Sevilla-s tentojnë t’i grabisin shtëpinë

Në momentin që Suso po festonte fitoren e Europa League me Sevilla, familja e tij po përjetonte momente frike në shtëpi.

Rreth orës 12 të natës- siç thuhet nga Marca – dy hajdutë u përpoqën të vidhnin shtëpinë e lojtarit. Mirëpo dy hajdutët dolën duarbosh, pasi prania e gruas së futbollistit në shtëpi, bëri që ata të largoheshin.

Sipas një rindërtimi të parë të asaj që ndodhi, bashkëshortja e Suso-s ishte vetëm në shtëpi me dy fëmijët: hajdutët, pasi panë dritat, ikën. Momente frike për ta, por fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda.

Image

Image

Related posts

NIS MBJELLJA E BARIT/ Stadiumi i klubit të Kategorisë së Parë gati për dy javë

Delo.autor

TOPI I ARTË/ Ancelotti: Askush nuk ka dyshime për fituesin

F.autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Daja: Filozofia e klubit është që përveç performancës së mirë, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment